Presidentja Osmani pranon telegram urimi nga Presidenti Erdogan

E publikuar: 16/02/2024 22:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e së Kosovës, Vjosa Osmani në 16 vjetorin e pavarësisë, ka pranuar telegram urimi nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Në letrën e tij, Presidenti Erdogan ka shprehur besim të plotë se marrëdhëniet e shumanshme miqësore mes Turqisë dhe Kosovës, do të vazhdojnë të zhvillohen.

Në vijim, gjeni letrën e plotë të urimit, të dërguar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.