Presidentja Osmani përkujton 26-vjetorin e masakrës së Studimes: Plagët nuk do të shërohen kurrë, por e vërteta do të jetojë përherë

E publikuar: 02/05/2025 16:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e masakrës së Studimes në Vushtrri, duke nderuar kujtimin e 116 grave, fëmijëve dhe të moshuarve shqiptarë të vrarë nga regjimi gjenocidal serb brenda vetëm dy orësh.

Në një mesazh përkujtimor, presidentja Osmani tha se plagët e asaj dite të kobshme nuk do të shërohen kurrë, por e vërteta për mizoritë e kryera do të mbahet gjallë dhe do të përcillet brez pas brezi.

“Kujtesa për ta është obligim, drejtësia është qëllimi ynë, ndërsa martirët janë testament i përjetshëm i lirisë sonë,” u shpreh Osmani, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes gjallë të kujtimit për viktimat dhe të kërkimit të drejtësisë për krimet e luftës.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët e Studimes”, përfundoi ajo.