Presidentja Osmani përfundon mandatin, nesër ia dorëzon këtë detyrë kryeparlamentares Haxhiu

E publikuar: 03/04/2026 21:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila nesër (4 prill) e përfundon mandatin e saj, ia dorëzon këtë detyrë kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Akti ceremonial i dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes të shtunën në orën 16:00, bëri të ditur zyra e presidentes Osmani.