Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë.
Përmes një deklarate për media, Osmani tha se plagosja e 11 dhe 21-vjeçari është akt i patolerueshëm dhe kërkoi që autori të vihet para drejtësisë.
Ajo shtoi se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht që qytetarëve pa dallim etnie t`u ofrohet ambient i sigurt dhe i qetë.
“Të plagosurve ju dëshiroj shërim të shpejtë, ndërkaq ftoj organet e sigurisë që rastin ta trajtojne urgjentisht e sipas ligjit”.