Presidentja Osmani pas takimit Biden-Merkel: Do t’i kundërshtojmë ata që synojnë destabilizimin e rajonit

E publikuar: 16/07/2021 11:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar presidentin amerikan Joe Biden dhe kancelaren Angela Merkel për mesazhin e tyre të përbashkët përkrahës që Ballkani Perëndimor të integrohet në Bashkimin Evropian.

Osmani ka shkruar që me përkrahjen e ShBA-së dhe Gjermanisë mund të kundërshtohen fuqishëm ata që provojnë ta destabilizojnë rajonin.

“Faleminderit presidentit të ShBA-së, Joe Biden dhe kancelares Merkel për dërgimin e mesazhit të qartë të mbështetjes për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE në deklaratën e tyre të përbashkët. Me përkrahjen tuaj, ne do t’i kundërshtojmë fuqishmë ata që përpiqen ta destabilizojnë rajonin tonë.”, ka shkruar Osmani.