Presidentja Osmani në Zvicër: Bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë

E publikuar: 21/05/2025 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në një vizitë zyrtare në Zvicër.

Ajo ka falënderuar presidenten Sutter për pritje.

“Faleminderit për mikpritjen, miqësinë dhe nderimin, Presidente Keller-Sutter. Kjo vizitë e parë shtetërore në Zvicër që po fillon në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal të Zvicrës është dëshmi se bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë”, ka theksuar ajo.