Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në Mynih, ku po mbahet Konferenca e sigurisë dhe atje takoi presidenten e Sllovenisë Nataša Pirc Musar.
Ajo tha se do të vazhdojnë bashkëpunimet me Slloveninë dhe se bashkë diskutuan edhe për integrimin e plotë të Kosovës në institucionet euroatlantike.
“Në Mynih, diskutuam forcimin e partneritetit tonë, bashkëpunimin për të kontribuar në paqe të qëndrueshme në rajon e më gjerë, si dhe mbështetjen për integrimin e plotë të Kosovës në institucionet euroatlantike”, shkroi Osmani në facebook.