Presidentja Osmani e pret në takim ndihmëssekretaren amerikane për Europë, Karen Donfried dhe Gabriel Eskobar

E publikuar: 25/04/2022 17:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur në takim ndihmës-sekretaren e Shtetit Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen E. Donfried, dhe zëvendës-ndihmësin e sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.

Me t’u takuar, Osmani dhe Donfried kanë shkrepur edhe një fotografi të përbashkët pranë flamujve të të dyja shteteve.Pas takimit, Presidentja Osmani dhe Dr. Donfried do të deklarohen për media.Ndërsa, takimi i delagacionit të Departamentit të Shtetit me kryeministrin Albin Kurti do të zhvillohet në orën 18:00.