Presidentja kroate Grabar-Kitaroviç pret Thaçin, bashëpunimi ynë ka traditë (Foto)

E publikuar: 08/04/2015 11:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, takimet e sotme bilaterale në Kroaci i ka nisur me presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç. Zëvendëskryeministri Thaçi dhe presidentja kroate Grabar-Kitaroviç bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë e quajtën me traditë të mirë.

Sipas tyre, pas anëtarësimit të Kroacisë në BE dhe pas konsolidimit të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, ky partneritet duhet të thellohet më shumë dhe të bëhet më strategjik ndërmjet vendeve tona.

“Dy vendet tona gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera të cilat nuk janë të fokusuara vetëm në nivelin politik, por edhe në atë ekonomik, arsimor, kulturor dhe ushtarak”, tha Zëvendëskryeministri Thaçi.

Kroacia për Kosovën mbetet një partner shumë i rëndësishëm edhe në përpjekjet për integrim në bashkësinë ndërkombëtare, u shpreh Thaçi.

“Mbështetja juaj e fuqishme në Kombet e Bashkuara, NATO, BE dhe në organizatat rajonale ka kontribuar në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.

Në anën tjetër, presidentja kroate Grabar-Kitaroviç, duke folur për marrëdhëniet dypalëshe Kroaci-Kosovë, theksoi se komuniteti shqiptar në Kroaci dhe ai kroat në Kosovë kanë shërbyer gjithnjë si ura lidhëse ndërmjet popujve dhe shteteve tona.

“Përkrahja e shtetit kroat për Kosovën është e parezervë dhe ne do të punojmë së bashku për t’i shikuar edhe mundësitë e tjera tëanëtarësimit të Kosovës nëpër institucione dhe organizata të tjera”, tha presidentja Grabar-Kitaroviç. “E përkrahim anëtarësimin e shpejtë të tërë rajonit në NATO dhe në BE”.

Në Kroaci, sipas të dhënave të fundit jetojnë 17,513 shqiptarë dhe këta qytetarë sipas presidentes Grabar-Kitaroviç janë një pasurishumë e rëndësishme për shoqërinë kroate.

Displaying image.jpg

Displaying image.jpg