Presidentja justifikon mosprezencën e saj në rivarrimin e Isa Boletinit

E publikuar: 11/06/2015 15:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga mungoi në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar, Isa Boletini që u mbajt një ditë më parë.

Mungesën e saj në këtë ngjarje historike e para e shtetit gjatë qëndrimit të mërkurën në fabrikën “Kosova Tex”e arsyetoi me udhëtim zyrtar jashtë Kosovës duke thënë se dje ishte kthyer nga rruga, transmeton Klan Kosova.

Vizita e saj e fundit e bërë publike ishte në Budvë të Malit të Zi ku mori pjesë në punimet e samitit të “Brdo-Brione”.

Në këtë samit, mori pjesë edhe homologu i saj nga Shqipëria, Bujar Nishani, i cili nga atje ishte kthyer në Tiranë, dhe ishte  i pranishëm në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit.

aitifete-jahjaga