Presidentja Jahjaga blenë 6400 € çanta zyrtare

E publikuar: 12/11/2015 18:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në fund të mandatit të saj ka vendosur ta shpenzoj një shumë të konsiderueshme të parave të buxhetit për blerje të valixheve dhe çantave zyrtare, shkruan portali ‘Infokusi’.

E parja e shtetit, Atifete Jahjaga, i ka dhënë tender në vlerë prej 6332 euro kompanisë ‘Rialko-R’ për ta furnizuar me valixhe dhe çanta zyrtare. Tenderi nuk ka qenë i hapur, por është dhënë nëpërmjet kuotimit(negociimit) të çmimit.

Nënshkrimi i kontratës për këtë tender planifikohet të ndodhë më 16 nëntor 2015, raporton ‘Infokusi’. Përndryshe, në prill të vitit 2016 i skadon mandate pesëvjeçar Jahjagës. Në vend të saj, pritet të zgjidhet kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, sipas marrëveshjes së koalicionit me LDK-në./Infokusi.com/

Klikoni këtu për ta shikuar tenderin: