Zvicra neutrale është duke u përgatitur të veprojë si ndërmjetësuese për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës bërthamore të Koresë Veriore, ka thënë sot presidentja e Zvicrës, Doris Leuthard.
Leuthard ka theksuar se trupat zvicerane janë vendosur në zonën e demarkacionit mes Koresë Jugore dhe Koresë Veriore dhe se vendi i saj ka një histori të gjatë të diplomacisë neutrale, transmeton Express.
Por, Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet ka marrin pjesën e tyre të përgjegjësinë, ka shtuar ajo.
“Jemi të gatshëm ta ofrojnë rolin tonë… si ndërmjetësuese”, ka thënë ajo.
“Është koha që tani të ulemi dhe të bisedojmë. Fuqitë e mëdha kanë përgjegjësi,” ka shtuar ajo.
Tensionet në gadishullin korean janë rritur edhe më shumë në fundjavë pasi Koreja Veriore e kreu testin e gjashtë bërthamor duke e shpërthyer një bombë hidrogjenike, gjë që nxiti reagime të mëdha dhe u dënua ashpër nga të gjithë. /Express/


















