Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Në këtë takim, Jahjaga është shoqëruar nga drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka dhe Odës Ekonomike Gjermane.
Ky takim vjen në kuadër të vizitave që presidentja Jahjaga është duke zhvilluar nëpër komunat e Kosovës.


















