Nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, presidentja e Hungarisë, Katalin Novak.
Njoftimi është bërë i ditur përmes një komunikate nga Ministria e Punëve të Jashtme, ku theksohet që ministrja Gërvalla e pret presidenten Novak në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” nga ora 09:00.
Delegacioni hungarez do të pritet në aeroport nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, thuhet tutje në njoftim.
Derisa siç bëhet e ditur në njoftimin nga Zyra e Presidencës, ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova” ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 09:20.
Tutje thuhet se mediat do të marrin pamje në pritjen ceremoniale dhe në fillim të takimit, ndërsa më pas Presidentja Osmani dhe Presidentja Novak do të mbajnë konferencë për media.