“Presidentja e 6-të”, Albulena Haxhiu ia ndërron emrin faqes së Presidencës në Facebook me të hyrë në zyrë

E publikuar: 05/04/2026 00:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pranoi detyrën e presidentes nga Vjosa Osmani në një ceremoni sot gjatë ditës.

Ndërrimi i parë që bëri me të hyrë në zyrë duket se është ndërrimi i emrit të faqes së Presidencës në Facebook.

Nga “Presidenca e Kosovës” siç e pë

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit, Osmani u kujdes t’i tregonte se nga sonte në mesnatë Haxhiut i kalohet titulli ushtruese e detyrës së presidentes.

“Ju dëshiroj mirëseardhje, nga sonte në mesnatë edhe ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës. Ka qenë dëshirë e imja që kurdo që dalë nga kjo zyrë ta lë një grua prapa. Kjo dëshirë po më realizohet”, i tha Osmani Haxhiut./Express