Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar se një sistem i drejtësisë i fortë dhe i bazuar në vlera të paanshmërisë e kthen besimin e qytetarëve në Gjykata. Këto komente, e para e vendit i ka bërë në ceremoninë e betimit të 41 gjyqtarëve të rinj. Ajo ka thënë se betimi i gjyqtarëve duhet të jetë udhërrëfyesi për ta bërë Kosovën shtet ku funksionon drejtësia, transmeton Gazeta Tribuna.
Jahjaga ka shtuar se duhet të punohet me intensitet të madh pasi janë grumbulluar mijëra lënde.
Ajo ka deklaruar se duhet të punohet mbi parimin askush nuk është mbi ligjin.
Jahjaga u ka thënë gjyqtarëve se duhet të jenë të aftë të guximshëm dhe të ndërgjegjshëm.
E në anën tjetër, kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, është shprehur se sot është një ditë e veçantë për të gjithë .
Sipas tij, betimi para presidentes është kulmi i karrierës për të gjithë gjyqtarët. Peci ka nënvizuar se gjyqësori po kalon nëpër sfida të mëdha.
Ndër sfidat më të mëdha sipas tij janë grumbullimi i lëndëve. Ai shpreson se më gjyqtarët e rinj do të ulët numri i lëndëve.
Peci ka inkurajuar gjyqtarët e rinj që të punojnë fuqishëm. I pari i gjyqësorit ua ka përkujtuar gjyqtarëve të rinj përgjegjësitë që kanë.
Sipas tij, asht siç po betohen sot edhe mund të shkarkohen./Gazeta Tribuna/