Presidentja autorizoi FSK-në dhe pajisjet e saj për ndihmë në Shqipëri

E publikuar: 09/08/2021 20:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani autorizoi sonte dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së, për ndihmë Shqipërisë në shuarjen e zjarreve

Në një njoftim për medie të zyrës së Presidencës, thuhet se pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për t`i ofruar ndihmë Republikës së Shqipërisë në shuarjen e zjarreve, Presidentja Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së në operacion humanitar dhe në të njëjtën kohë e ka informuar për këtë veprim Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij njoftimi, trupat dhe pajisjet FSK-së, do t`i vihen në dispozicion autoriteteve shqiptare me qëllim të shuarjes dhe vënies në kontroll të zjarreve.

Ndryshe, ka disa ditë që Shqipëria është duke u përballur me zjarre masive si pasojë e temperaturave tepër të larta që po mbretërojnë atje.