Presidentja: ​Kosova e pakompromis ndaj terrorizmit

E publikuar: 07/08/2015 13:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se Kosova bashkë me vendet e rajonit nuk bëjnë kompromis sa i përket luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit
Sipas saj, Kosova në rrugën kundër terrorizmit është ndihmuar edhe nga NATO dhe vendet mike.

“Kjo vendosmëri jona e bën Kosovën një partner të NATO-s dhe të mekanizmave të rëndësishëm të sigurisë në botë, në kohë sfidash globale, kur na duhet një përgjigje e përbashkët ndaj cilitdo kërcënim ekstremist e radikal për sigurinë jo vetëm në vend por edhe në rajon e më gjerë”, ka thënë Presidentja Jahjaga.

“Partneriteti ynë në rajon, në fushën e sigurisë, do të pengojë ndikimet radikale mbi qytetarët tanë dhe do të ndërpresë aktivitetet terroriste, duke e bërë gjithë Ballkanin, një vatër të stabilitetit dhe të sigurisë. Dhe prandaj Kosova dhe krahas saj edhe shtetet e tjera në rajon, përfshirë Maqedoninë, kanë treguar se janë të pakompromis në luftën kundër ekstremizmit si kërcënim global”, ka shtuar ajo.

Gjatë një fjalimi për nder të përfundimit të mandatit të Komandantit të KFOR’it, Presidentja Jahjaga ka folur fjalë të mira për paqeruajtësit e NATO’s.

“Kosova sot është pjesë e pandashme e arkitekturës së sigurisë që ruan vlerat fondamentale të demokracisë – lirinë e njerëzve, barazinë dhe respektin për secilin pa dallim dhe një vend që aspiron të jetë pjesë e barabartë e familjes evropiane dhe kontribuuese e sigurisë kolektive si pjesë e NATO-s. Së bashku me ju, paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, kemi ruajtur frymën e tolerancës dhe të besimit në njëri-tjetrin.