Kabineti i Uzbekistanit, përmes një deklarate ka njoftuar sot se gjendja shëndetësore e presidentit Ismal Karimov është kritike, pasi ai ka pësuar një sulm.
Kjo deklaratë është publikuar në gazetën zyrtare, Narodnoye Slovo dhe është postuar në faqen zyrtare të Qeverisë.
Aty thuhet se Karimov është shtruar në spital më 24 gusht dhe në 24 orët pasuese, gjendja e tij “u përkeqësua dhe nga doktorët u cilësua si kritike”.
Uzbekistani më 1 shtator ka festuar ditën e pavarësisë. Në këto festime mungoi presidenti Karimov. Katër ditë pasi ishte shkruar në spital, asnjë informacion zyrtar nuk u dha për gjendjen e presidentit Karimov dhe kjo gjë bëri që të nisin spekulimet se presidenti 78-vjeçar kishte vdekur.