Presidenti ukrainas takon sot Trumpin

E publikuar: 20/06/2017 10:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, takon sot në Uashington presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Poroshenko do të takojë Trumpin, nënpresidentin Mike Pence dhe këshilltarin për siguri kombëtare, H.R. McMaster.

Poroshenko tha se ai do të takojë edhe zyrtarë amerikanë nga departamentet e Shtetit, Mbrojtjes, Tregtisë dhe Energjisë.

Vizita e Poroshenkos vjen në kohën kur konflikti midis forcave të armatosura të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës është intensifikuar, pavarësisht Marrëveshjes së Minskut për Paqe.

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një varg sanksionesh kundër Rusisë, për shkak të ndërhyrjes së saj në Ukrainë.