Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka arritur ditën e sotme në Tiranë. Ai është pritur nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani.
Zoti Erdogan do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe sipas njoftimit të presidencës, ai do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e fillimit të punimeve për Xhaminë e Namazgjasë.
Mësohet se mes dy vendeve do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh me interes të përbashkët.