Presidenti thotë se në bazë të ligjit zgjedhjet do të mbahen më 11 ose 18 qershor

E publikuar: 11/05/2017 09:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kërkon monitorim masiv të zgjedhjeve që pritet të vendosen nëse do të mbahen më 11 apo 18 qershor, pasi sipas tij në përcaktimin e datës së zgjedhjeve duhet të merren parasysh të gjithë faktorët.
“Bashkimit Evropian i kërkoj të angazhoj sa ma tepër vëzhduges, edhe të organazitavae të huaja e vendore, mediet për një proces të besueshëm,” është shprehur presidenti Thaçi në takim me përfaqësuesit e paritve politike.

Presidenti Thaçi dekretoi shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës një ditë më parë, pasi legjislativi i tha “Po” mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë.