Presidenti Thaçi takohet me Mbretin e Spanjës

E publikuar: 20/05/2017 12:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është takuar sot me Mbretin e Spanjës Filipe, në kuadër të vizitës në Jordani, ku po qëndron me ftesë të Mbretit të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein
Thaçi gjatë një takimi të shkurtër me Mbretin Filipe diskutoi për promovimin dhe konsolidimin ndërkombëtarë të Kosovës si dhe potencialin për zhvillim dhe bashkëpunim.

Thaçi po ashtu ka falënderua Spanjën për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në kuadër të KFOR-it, në sigurimin e paqes dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve.