Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u prit në një takim të veçantë sot nga drejtori i CIA, Mike Pompeo.
Temë kryesore e këtij takimi ishte roli i Kosovës në luftën kundër terrorizmit.
Në këtë aspekt, bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe ShBA -ve ka dhënë rezultate konkrete dhe ky bashkëpunim vetëm sa do të intensifikohet në të ardhmen, njofton Klan Kosova.
“Kosova mbetet e përkushtuar në luftë kundër terrorizmit dhe po jep kontributin e vet në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, ka thenë Thaçi.


















