Presidenti Thaçi sot i adresohet popullit

E publikuar: 29/06/2020 08:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot do t’i adresohet popullit të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte planfiikuar që në mbrëmjen e së dielës t’I adresohet popullit, por ky adresim u anulua për të hënen.

Pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale disa ditë para takimit në Uashington me delegasionin e Serbisë, Thaçi ka qenë i heshtur – përpos publikimit të një fotografie me logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këto zhvillime kanë ndryshuar drastikisht rrjedhen e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë duke e komplikuar më shumë atë. /Insajderi.com/