Presidenti Thaçi përshëndet hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd

E publikuar: 20/01/2020 12:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aviokompania Lufthansa ka njoftuar autoritetet e Kosovës se do të hapë linjën ajrore Prishtinë-Beograd në një të ardhme shumë të afërt.

Kjo është bërë në një ceremoni në ambasadën amerikane në Berlin, në prezencën e ambasadorit Richard Grenell, në të cilën përfaqësuesit e kompanisë Lufthansa i kanë dorëzuar Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës letrën me të cilën i njoftojnë autoritetet e Kosovës për këtë synim dhe kërkojnë që institucionet e Kosovës t’u ofrojnë përkrahjen e nevojshme si për fluturimet tjera.

Lidhur me këtë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur hapjen e kësaj linje.

Ai në Twitter ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm procesin e normalizimit.

“Unë mirëpres kërkesën e Lufthansas për të hapur një linjë ajrore midis Prishtinës dhe Beogradit. Ky është një hap i rëndësishëm për lëvizjen e qytetarëve dhe procesin e normalizimit. Jam mirënjohës këshilltarit O’Brien dhe ambasadorit Richard Grenell për shtyrjen e këtij procesi”, shkruan Thaçi. /Telegrafi/

Hashim Thaçi@HashimThaciRKS

I welcome the letter of intent b/w #Kosovo & @lufthansa to open an air route between #Prishtina & #Belgrade. This is an important step for the movement of citizens & normalization process. Grateful to Nat. Sec. Advisor O’Brien & @RichardGrenell for facilitating the process1311:41 AM – Jan 20, 2020