
epa05837072 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci gestures during a press conference at his cabinet in Pristina, Kosovo 08 March 2017. Hashim Thaci backed up his decision he took on 07 March 2017 to submit to the Parliament the draft law on transforming the Kosovo Security Forces (KSF) into an Army. NATO Secretary General Jens Stoltenberg has released a statement saying that on 08 March 2017 he has spoken to Hashim Thaci to convey the serious concerns of NATO Allies about recent proposals by the Kosovo authorities to transform the Kosovo Security Force (KSF) into an armed force, without a constitutional change. However, should the mandate of the KSF now evolve in the way proposed, NATO will have to review its level of commitment, particularly in terms of capacity-building he said in the statement. EPA/VALDRIN XHEMAJ
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se në asnjë deklaratë nuk e ka përmendur krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.
Në një intervistë për agjencinë ‘Beta’, Thaçi vuri në dukje se mungesa e lidershipit dhe vizionit të Bashkimit Evropian hap rrugën për ideologji tjera dhe ndikon në rajon, si nacionalizimi, ekstremizmi dhe radikalizmi politik, transmeton Lajmi.net.
“Kjo frymë është e përbërë nga Serbia dhe e mban atë për të shërbyer ndaj interesave të saj për legjitimitetin e Serbisë së Madhe, e cila tani vepron nën hundët e BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi.
Ai ka theksuar se Serbia nuk ka reaguar ndaj tij, mirëpo ka përsëritur tregimet e vjetra të cilat me dekada kanë manipuluar dhe frikësuar njerëzit.
“Serbia duhet të ndahet nga e kaluara dhe të kthehet në një të ardhme të re. Kjo do të thotë që të heqë dorë nga politika e cila rajonin e sheh si armik”.
Presidenti ka thënë se Kosova dëshiron të forcojë paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin. “Kjo është arsyeja pse ne duhet të angazhohemi që sa më shpejt të anëtarësohemi në BE”.
Sipas Thaçit deklaratat e tij për mungesën e lidershipit të BE-së nuk do të thonë konflikt i hapur me Bashkimin Evropian mirëpo kjo është një thirrje për bashkëpunim të sinqertë dhe strategjik me Kosovën si dhe me vendet e tjera.
Sa i takon situatës politike në Kosovë, Thaçi ka thënë se në qoftë se koalicioni qeverisës e konsideron të nevojshme për të shkuar në zgjedhje të parakohshme ai si president do të respektojë këtë vendim, por shtoi se tani për tani nuk ka një vendim të tillë.

















