Presidenti Thaçi: Austria, investitor i madh i arsimit dhe bujqësisë në Kosovë

E publikuar: 01/11/2016 11:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur anëtarët e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, me të cilët thotë se ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë mes dy shteteve.

Ky është njoftimi i shpërndarë nga Presidenti Thaçi në “Facebook”:

Me anëtarët e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, sot bisedova për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë në mes të dy popujve dhe shteteve tona.

Në botë, Austria është një prej shteteve më përkrahëse për ne. Kurse, brenda vendit një kontribuuese shumë e madhe me investime në arsim, bujqësi e energjetikë.

Shoqata e Miqësisë Austri-Kosovë është e re, por ajo i ka dhënë edhe më shumë frymë miqësisë sonë të vjetër me shekuj.