Presidenti takohet sot me partitë politike, vendoset për datën e zgjedhjeve

E publikuar: 11/05/2017 07:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, do të takohet më përfaqësuesit e partive politike, për të vendosur për datën e zgjedhjeve të parakohshme, raporton “Zeri.info”.
Takimi do të mbahet sot në ora 08:45.

Ndërkohë, dje Kuvendi i Kosovës ka votuar pro rrëzimit të Qeverisë. Nga gjithsej 115 deputetë sa ishin në sallë, 78 votuan pro, 34 kundër dhe 3 abstenime.