Para se kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj të lirohej nga autoritetet sllovene, Presidentja Jahjaga kishte kontaktuar me homologun e saj, presidentin slloven Barot Bahor, i cili ka thënë se Haradinaj duhet të lirohet sa më shpejtë.
Sipas tij fletarresti ndaj deputetit dhe liderit partiak Haradinaj, është i njëanshëm, politik dhe i pabazë dhe ka kërkuar që urgjentisht të sqarohen rrethanat e ndalesës së tij dhe t’i mundësohet liria e lëvizjes sikur që i është mundësuar gjatë vizitës së tij në Gjermani dhe Austri.
Presidenti Pahor i kishte premtuar Presidentes Jahjaga që do të lidhet me autoritetet relevante për këtë çështje.