Presidenti Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime Familjes Buzhala për vdekjen e Bashorit. Ka thënë se 72-vjeçari ishte burrë i respektuar, i dashur dhe shumë i kujdesshëm në raporte me të gjithë.
“Më pikëlloi lajmi për vdekjen e Bashor Buzhalës, pas betejës së tij disa javore me virusin COVID-19. Bashori ishte një burrë i respektuar, i dashur dhe shumë i kujdesshëm në raport me të gjithë. Familjes Buzhala dhe gjithë të afërmve të tyre u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje”, ka shkruar Presidenti.
Babai i gazetarit Berat Buzhala vdiq sot në orën 13 derisa ishte duke u përballur me COVID-19. Varrimi i të ndjerit bëhet të dielën në Çabiq të Klinës./Express/