Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë se klubi i tij nuk kishte bërë ofertën më të lartë për Kylian Mbappen.
Mbappe u bë futbollist i PSG-së në ditën e fundit të afatit kalimtar për 180 milionë euro që do të paguhen në fund të sezonit.
18-vjeçari, që kaloi nga Monaco te PSG-ja, sipas Al-Khelaifit ka refuzuar oferta të klubeve të tjera që ishin më të larta.
“Disa klube ofruan më shumë se ne. Gjitha klubet e mëdha e donin. Por ne ia shpjeguam projektin tonë dhe ambiciet si dhe ai është francez, parisien dhe e ka klubin në zemër. Dëshironte të qëndronte në Francë dhe të mbronte ngjyrat e Francës në Ligën e Kampionëve”, ka thënë presidenti i klubit për “Telegraph”.



















