Lajmet

Presidenti nis gjahun kundër gazetarëve që shkruajnë kundër terrorizmit islamik

30.05.2016 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Presidenti nis gjahun kundër gazetarëve që shkruajnë kundër terrorizmit islamik

Raportimet e Gazetës “The New York Times”, për radikalizmin islamik dhe shndërrrimin e Kosovës në “tokë pjellore për ISIS’in” të financuar nga fondet e Arabisë Saudite, njerëzit e pushtetit po i kundërshtojnë duke shpërndarë dezinformata. Në qendër të këtyre sulmeve është edhe ish-Presidentja Atifete Jahjaga e cila sipas pushtetit e ndihmuar nga gazetarët “islamofobë” po bën fushatë kundër vendit. Për kryeredaktoren e gazetës Zëri, Arbana Xharra kjo është veç një fushatë e Presidentit Hashim Thaçi dhe e vartësve të tij kundër gazetarëve.
Një koment i panënshkruar u publikua në vikend në një nga portalet e vendit ku akuzohej ish-Presidentja Atifete Jahjaga se po synon të mbledh fonde për të nisur një biznes – tip OJQ’ je në fushën e luftimit të ekstremizmit të dhunshëm fetar.

Shkrimi në fjalë i titulluar (Jahjaga në “gjah të fondeve” për të krijuar qendër antiterrorizmi në Kosovë?), akuzon Jahjagën se po përpiqet të gjejë fonde për të krijuar një organizatë për luftë kundër terrorizmit. Burimet të Gazetës Express bëjnë me dije se shkrimi në Indeksonline është publikuar nëpërmjet një redaktori që tash është larguar nga puna.

Për më shumë në shkrim thuhet që Jahjaga ka qëllim “kapjen” e 20 milionë eurove duke bashkëpunuar “…me një grup gazetarësh kosovarë, me përvojë ndërkombëtare në fushën e medieve, që në Kosovë njihen edhe për islamofobi. Sipas shkrimit, “burime të afërta me Jahjagën bëjnë të ditur për Indeksonline, se po bëhet përpjekje që të paraqitet sa më dramatike situata në Kosovë, me shpresë që së shpejti Jahjaga ta sigurojë këtë fond të majmë, nga i cili shpresojnë të përfitojnë edhe shumë njerëz të medieve në Kosovë”.

Për kryeredaktoren e gazetës Zëri, Arbana Xharra kjo është veç një fushatë e presidentit Hashim Thaçi dhe e njerëzve të tij kundër gazetarëve.

“Njerëz te presidentit Thaçi ditëve te fundit ne portale te ndryshme kane filluar ti njollosin te gjithë gazetarët që ne një forme ose në një tjetër, janë pajtuar ose e kanë ndihmuar gazetarën e NYT gjatë vizitës së saj në Kosovë. Këta gazetarë që ndër të parët janë marrë me radikalizëm fetar, janë përballë me kërcënime e presione të shumta, sot po shpallen “Islamofobë” nga bashkëpunëtoret e Presidentit Thacit”, ka shkruar Xharra në një postim të saj në Facebook.

“S’po kane çka me i bo gazetares se NYT, tash kane nise si hiena ti anatemojne te gjithe ata qe po angazhohen per nje shtet sekular. Fillimisht me ane te postimeve ne rrjete sociale nga grate e tyre, e tash me shkrime anonime, te porositura, linçuese neper portale”, shkruan Xharra.

Ditët kur u publikuan raportet e NYT gazetari Artan Haraçia kishte debatuar ashpër me një nga njerëzit e afërt te Thaçit, Petrit Selimin dhe me eksponentë të tjerë të PDK’së aktiv në rrjetet sociale përshirë edhe anëtarë të familjes së ngushtë të zëvendësministrit Selimi që së fundi çuditërisht po nënshkruhet si Ministër i Punëve të Jashtme.

Gazetari i Express’it, Visar Duriqi që ishte një nga gazetarët që kishte ndihmuar gazetaren e NYT në hulumtimet e saja për artikullin tashmë shumë të debatuar “Si u shndërrua Kosova në një tokë pjellore për ISIS’in” thotë se “tashmë eshët bërë e zakonshme që çdo raport medial të mediave ndërkombëtare, por edhe vendore për problemet që i ka Kosova e që Qeverisë nuk i pëlqen ta konsiderojnë si konspirativ, të paguar nga armiq të vendit e konspiracione të tjera”.

“Edhe në vitin 2012 raportimet për radikalizmi të islamikëve në Kosovë iu patën cilësuar si konspiracion, por doli që rezultati i asaj neglizhence Kosova e ka një batalion të vetin në ISIS. Kosova sot vuan nga islamikë me prirje terroriste në institucionet e sigurisë, si Policia e FSK’ja, e as kampet e NATO’s më nuk janë të sigurt, por sigurisht se edhe kësaj here do të veprohet me vonesë, sikur me parandalimin e shkuarjes së kosovarëve në ISIS”, ka thënë ai.

Shkrimi që sulmon Jahjagën dhe gazetarët, e që sipas Arbana Xharrës ka lidhje me njerëzit e Hashim Thaçit përfundon edhe me akuza më të rënda, transmeton express.

“Nuk është i rastësishëm as rritja e sasisë së shkrimeve për gjoja lulëzimin e terrorizmit në Kosovë, nëpër media të ndryshme tonat. Krejt këto po bëhen për të përfituar financiarisht. Madje, nuk është i rastësishëm as shkrimi pasues i Jahjagës rreth kësaj teme për mediet e huaja, por krejt kjo është një fushatë negative e koordinuar e tyre, duke e paraqitur sa më shqetësuese gjendjen, sa për t’i përfituar këto fonde”, citon Indeksonline burimin e saj që thotë se “ka refuzuar një ofertë indirekte që i është bërë për t’u bërë pjesë e këtyre lojërave me publikun”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje