Presidenti nënshkruan dekretin e Ligjit për Buxhetin me ndryshimet e tij

E publikuar: 10/11/2017 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sapo e ka nënshkruar dekretin e Ligjit për Buxhetin me plotësimet dhe ndryshimet e tij.

Këtë njoftim, Thaçi e ka bërë, në rrjetin social Facebook. Ai thotë se me rishikimin e këtij buxheti synohet zhvillimi makroekonomik.

“Sapo nënshkrova dekretin e Ligjit për Buxhetin me plotësimet dhe ndryshimet e tij. Riorientimi i mjeteve i bërë me rishikimin buxhetor synon zhvillim më të qëndrueshëm dhe stabilitet makroekonomik”, është shprehur presidenti Thaçi.