Presidenti në aktivitet partiak – takon militantët e PDK’së në Malishevë (FOTO)

E publikuar: 03/11/2016 17:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, mbrëmë në fshatin Bubël ka takuar Kryetarin e degës së PDK-së në Malishevë Isni Kilajn së bashku me shumë anëtarë të këtij subjekti. Por sipas kushtetutës së Kosovës pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike.
“Në bazë të fotove të postuara në facebook nga disa militant të PDK-së, Thaçi është parë duke darkuar me mish e verë.” shkruan portali malishevapress.com

Në bazë të nenit 88 pika 2 të Kushtetutës së Republikës të Kosovës Presidentit nuk i lejohet të ushtrojë asnjë funksion në parti politike.