Presidenti ndan Urdhrin e Lirisë për ish të burgosurin politik Rrahman Bahtiri

E publikuar: 07/02/2020 15:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka ndarë Urdhrin e Lirisë veprimtarit të ndjerë Rrahman Bahtiri.

Thaçi ka thënë se ai ishte një veprimtar i spikatur, me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare, si dhe shumë i përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë tonë.

“Ish të burgosurin politik, Rrahman Bahtiri, i cili ishte edhe pjesëtar i UÇK-së, pas vdekjes e dekorova me Urdhrin e Lirisë. Ai ishte një veprimtar i spikatur, me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare, si dhe shumë i përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë tonë”, ka shkruar presidenti Thaçi.