Presidenti mandaton Haradinajn për formimin e Qeverisë (FOTO)

E publikuar: 07/09/2017 16:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sapo ka lajmëruar se ka pranuar propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit. Thaçi mandatoi Ramush Haradinajn për formimin e Qeverisë së re.
Presidenti njoftoi se, duke u bazuar në kompetencat e tij kushtetuese, përmes një dekreti e ka caktuar Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Shkrimi i plotë i Presidentit Hashim Thaçi:

Sapo pranova propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë.

Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar z. Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion. HTH