Presidenti i Malit të Zi: Presim që Kosova ta ratifikojë Demarkacionin, është në të mirë të saj

E publikuar: 10/04/2017 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarët malazezë shprehen të interesuar për një zgjidhje sa më parë të çështjes së Demarkacionit të kufirit me Kosovën.
Autoritetet e Podgoricës, siç transmeton Zëri i Amerikës, theksojnë se çështja e kufirit nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe mes Malit të Zi dhe Kosovës dhe se Mali i Zi është i gatshëm të mbështesë Kosovën që procesi të përmbyllet.

Ata theksojnë se demarkacioni është bërë mbi bazën e të dyja palëve përkatëse.

Presidenti i Malit të Zi, Filipe Vujanoviq ka thënë se ratifikimi i kufirit është në interes të qytetarëve të Kosovës, pasi nga kjo varët liberalizmi i vizave.

“Ne po presim me durim që Kosova të vendos për ratifikimin e demarkacionit, pasi interesi i Kosovës varët nga kjo”, tha Vujanovic.