Presidenti kroat: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur

E publikuar: 30/05/2023 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Zoran Milanoviq

Zoran Milanoviq

Zhvillimet e fundit në komunat në veri të Kosovës kanë ngjallur reagimet e ndërkombëtarëve e një ndër ta, edhe atë të presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Ai ka thënë se Serbia tashmë duhet të pranojë se Republika e Kosovës është e pavarur, raporton index.hr.

“Serbia duhet të kuptojë dhe të pranojë se Kosova është e pavarur. Fatkeqësisht, kjo nuk është pranuar nga disa anëtarë të tjerë të Bashkimit Evropian”, tha Milanoviq.

Ndër të tjera, ai theksoi se duhet ndaluar së përsërituri se Kosova është Serbi.

“Nuk është vëlla, është punë e mbyllur”, tha ai.

Nga e premtja, serbët lokalë protestuan kundër hyrjes së kryetarëve të rinj në objektet e komunave në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Rreth 25 ushtarë kanë pësuar lëndime nga situatat e shkaktuara në veri.