Thaçi dekoron Ilir Metën me Urdhrin e Pavarësisë

E publikuar: 11/10/2017 13:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka nderuar presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me dekoratën Urdhri i Pavarësisë.

“Është nder dhe kënaqësi që sot t`iu pres në Kosovë për të diskutuar për shumë gjëra. Më lejo që duke respektuar Kushtetutën e Kosovës, duke vlerësuar kontributin tuaj personal të angazhimit rreth 3 dekada për Kosovën, në mbështetje për realizimin e aspiratës së qytetarëve të Kosovës për pavarësi, mbështetjen për Ushtri, t’ju ndaj çmimin për ju dekoratën Urdhri i Pavarësisë”, ka thënë ai ndër të tjera.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tha se ndihet i nderuar me respektin që i bëhet në Kosovë.