Presidenti kërkon zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

E publikuar: 16/01/2018 11:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dënuar vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“E dënoj fuqishëm vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” në veri e vendit, Oliver Ivanoviq”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Ai ka ftuar organet e rendit që ta zbardhin rastin.

“I ftoj organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejtë rrethanat e vrasjes së tij dhe aktorët e krimit të dalin para drejtësisë”, ka shtuar ai.

Presidenti ka ftuar edhe qytetarët që të bashkëpunojnë në këtë rast.

“Gjithashtu, apeloj te qytetarët e të gjitha komuniteteve në veri të vendit që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për ndriçimin sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje”, ka përfunduar presidenti./Insajderi.com