Presidenti i Shqipërisë i jep shtetësinë shqiptare Edon Zhegrovës

E publikuar: 26/08/2025 17:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Shqipërisë nënshkruan dekretin që i jep shtetësinë shqiptare Edon Zhegrovës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Bega, ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare për futbollistin kosovar, Edon Lulzim Zhegrova.

Dekreti me numër 294, datë 22 gusht 2025, është nxjerrë në mbështetje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe ligjit “Për shtetësinë”, me propozim të ministrit të Brendshëm.

“Neni 1 – Dhënien e shtetësisë shqiptare, me kërkesë të tij, shtetasit: Edon Lulzim Zhegrova. Neni 2 – Ky dekret hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, thuhet në dokumentin e nënshkruar nga Presidenti Bega.

Ky vendim i hap rrugë Zhegrovës që të llogaritet si futbollist shqiptar edhe në ligat evropiane, duke rritur interesimin e klubeve të mëdha për shërbimet e tij.