Këshilltarja për media e presidentit të Serbisë, Stanislava Pak, ka deklaruar se Tomislav Nikoliq është për organizimin e një referendumi për Kosovën, shkruan Tanjug.
Pak ka bërë të ditur se Serbia do të bëjë gjithçka për tu bashkuar me BE-në, por që nga fillimi është deklaruar haptazi se nuk do të përmbushë kushtin për pranimin e pavarësisë së Kosovës.
“Presidenti ka qenë shumë i qartë kur ka thënë se për këtë duhet të një konsensus i gjerë, ku qytetarët përfundimisht do të pyeten se çfarë mendojnë rreth kësaj çështjeje”, ka shtuar Pak.
Këshilltarja për media e presidentit serb, ka shtuar duke thënë se Tomislav Nikoliq ka paralajmëruar se do të diskutojë me kryeministrin Aleksandar Vuçiq.
Ajo rikujton fjalët e presidentit Nikoliq, se nëse shumica e qytetarëve të Serbisë deklarohen që Serbia ta njohë Kosovën, atëherë ajo dyshon se ai do të mbetet në detyrë.
Presidenti i Serbisë kërkon referendum për Kosovën
NGA KATEGORIA