Në seancën plenare parlamentare të mbrëmjes së djeshme, presidenti i ri i Republikës Greke, Prokopis Pavlopulos bëri betimin.
Në seancën plenare parlamentare të mbrëmjes së djeshme, presidenti i ri i Republikës Greke, Prokopis Pavlopulos bëri betimin si shefi i ri i shtetit ballkanik.
Menjëherë pas betimit, Pavlopulos vendosi një kurorë në monumentin e Ushtarit të Panjohur dhe më pas shkoi në Pallatin Presidencial për marrjen e detyrës.
Sipas kushtetutës së vendit, presidenti ka një numër të madh kompetencash, por drejtimin e shtetit e bën kryesisht kryeministri.
Pavlopulos, 64 vjeç, u zgjodh president nga parlamenti grek më 18 shkurt të këtij viti.
Ai zëvendësoi 85-vjeçarin Karolos Papulias, i cili e mbante këtë post prej 10 vitesh. /ANA-MPA/