Presidenti i Qipros sheh Eleni Foureirën nga të pasmet, foto bëhet virale!

E publikuar: 06/06/2018 13:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jo vetëm për shkak të origjinës së saj, por edhe për faktin se me këngën “Fuego” arriti të renditej e dyta. Por këtë herë ajo çfarë po bën xhiron e internetit është një foto e Presidentit të Qipros Nikos Anastasiades me këngëtaren. 

Presidenti e ka ftuar Elenin në Pallatin Presidencial në shenjë përgëzimi për atë çfarë ajo realizoi në Eurovizion.

“E ndjeja të nevojshme t’ju takoja nga afër për t’ju përgëzuar,”-u shpreh Anastasiades, por ky takim nuk u mbyll me kaq. 

Në foton e publikuar Presidenti qipriot është duke parë të pasmet e këngëtares në çastin kur ajo është kthyer për të takuar personat e tjerë në takim. Kaq ka mjaftuar që kjo foto të kthehet në virale dhe shumë të komentuar në mediat greke dhe jo vetëm./Gazeta Express/