Kevin De Bruyne është prej vitesh një prej lojtarëve më të mirë në botë në rolin e tij. 32-vjeçari është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Manchester Cityt dhe kombëtares së Belgjikës.
Aventura e parë në Angli me Chelsean nuk shkoi mirë, ndërkohë që te City po shkëlqen prej vitit 2015, kur u ble nga Wolfsburgu për 76 mln euro.
Presidenti i Portos, Pinto Da Costa ka zbuluar një prapaskenë interesante merkatoje që ka lidhje me mesfushorin e avancuar.
Ishte viti 2011, De Bruyne ishte pjesë e belgëve të Genkut dhe portugezët e kishin në dorë për vetëm 4 mln euro…
Por transferimi në Portugali nuk ndodhi për shkak të fajit të Andre Villas-Boas, sipas presidentit të Portos.
I cili akuzon ish-trajnerin për faktin që nuk preferoi afrimin e KDB. Një akuzë e tillë vjen pikërisht përpara zgjedhjeve për kreun e ri të klubit.
Da Costa, i cili qëndron në krye të Portos prej vitit 1982, do të ketë përballë pikërisht Andre Villas-Boas në zgjedhjet e muajit prill./ Super Sport/tch