Hashim Thaçi, nga posti i Presidentit të Shtetit, i ka reaguar Kryeministrirt të Kosovës, Albin Kurti, i cili në Kuvend tha se, ka marrëveshje të fshehur me Presidentit e Sërbisë, Aleksandër Vuçiç.
Kjo deklaratë ka bërë që Thaçi, Kurtin ta çuaj prapë gënjështar, raporton Infosot.
“I frustruar, vazhdon gënjeshtrat dhe mashtrimet. Frikacak dhe djallëzor, po përçan politikën dhe institucionet e Kosovës. Përqesh dhe saboton shtetin. Nuk ka guxim as ta heq taksën, as të vërë reciprocitetin. I pa dinjitet. Po angazhohet për shkatërrimin e aleancave historike. Me paranojë flet për marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi. Qesharake për Kosovën. Fyese dhe e rrezikshme për raportin e Kosovës me SHBA-në”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.
Sipas Presidentit, deri tash Kryeministri nuk ka ndryshuar vetëm në orjentimini e gabuar në krah të kundër të SHBA’ve.
“Rikujtoj: Këtë qëndrim KUNDËR, Kurti e ka mbjellë në kohën e Konferencës së Rambujesë. Ishte kundër administratës Klinton. Edhe në Vjenë, kundër administratës Bush. Edhe me demarkacionin me Malin e Zi kundër administratës Obama-Biden. Edhe tash kur ofrohet një mundësi nga administrata e Presidentit Trump për njohje reciproke, Kurti përsëri kundër. E vetmja konstante e Kurtit është të qenit në anën e kundërt të Amerikës. Në anën e kundërt të historisë. Populli i Kosovës ka besim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aleanca me SHBA-në është e shenjtë. Ne të gjithë e kemi për detyrë ta mbrojmë”, vijon shkrimi i tij.
Bindja që shfaqi Albin Kurti si Kryeministër për këtë marrëveshje, ka çuar deri te reagimi i Presidentit.
“Nuk bëhet fjalë për heqje të tarifës dhe fillim të dialogut, por për heqje të tarifës dhe për mbyllje të dialogut me marrëveshje të gatshme në mes të dy presidentëve. Jam i bindur që ka një marrëveshje të gatshme, dhe ajo çfarë po kërkohet është të thyhet Qeveria e Kosovës, të thyhem unë si kryeministër, në mënyrë që të marrë fuqi ai që në emër të Kosovës me negociata sekrete ka bërë marrëveshje, që tash të gatshme do ta servojë”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/