Presidenti i përbashkët me Kosovën? Rama: Do të votonim Hashim Thaçin

E publikuar: 27/04/2022 20:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Kryesisë së PS, ka mbajtur një konferencë për gazetarët jashtë selisë.

I pyetur nëse do ishte mundësia tani për të zgjedhur një President të përbashkët me Kosovës, Rama tha se “Do kishim vënë Hashim Thaçin dhe do ishte i shkëlqyer dhe do ta kishim votuar me bindje, por fatkeqësisht ai nuk është i pranishëm për momentin në jetën e bashkësisë shqiptare si një qytetar i lirë, pasi ndaj tij po zhvillohet një proces i cili, mos më bëni ta them se ca procesi është”.
/InfoSot/