Presidenti i Letonisë nesër në Kosovë, e pret në takim Osmani

E publikuar: 19/03/2025 18:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, nesër do të vizitojë Kosovën.

Atë do ta presë në takim të enjten presidentja e vendit Vjosa Osmani, shkruan InfoSot.

Takimi do të nisë në ora 13:00, ndërsa me pas do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

“Në orën 13:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs. Mediat do të mund të marrin pamje nga pritja dhe fillimi i takimit. Ndërkaq, pas takimit Presidentja Osmani dhe Presidenti Rinkēvičs do të mbajnë konferencë për media. Vendi: Kabineti i Presidentes. Mediat duhet të jenë prezente në Presidencë, në ora 12:30 ”, thuhet në njoftimin e presidencës.