Presidenti i Këshillit Evropian: S’mund ta pranojmë ndërhyrjen e SHBA në jetën politike të Evropës

E publikuar: 08/12/2025 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse jemi aleatë, duhet të veprojmë si aleatë, dhe aleatët nuk kërcënojnë të ndërhyjnë në jetën e brendshme politike të aleatëve të tyre, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në konferencën vjetore të Institutit Delors duke iu referuar polemikave politike mes BE-së dhe SHBA-së.

”Ne nuk mund ta pranojmë këtë kërcënim për ndërhyrje në jetën politike të Evropës”, shtoi Costa.

”SHBA-të dhe BE-ja nuk ndajnë më të njëjtin vizion për rendin ndërkombëtar”, shtoi ai.

“Mendoj se jo gjithmonë kemi pasur të njëjtat qëndrime për tema të ndryshme, por parimi i përgjithshëm mbetet. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë bashkë”, theksoi dje shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Kajas.